Përtej mburrjes që e ka zakon, ylli i Suedisë dhe i Milanit thotë të vërtetën. Ai është një njeri prej karakteri të tillë që nuk mund të kënaqet me atë që ka arritur deri tani. Kur vjen puna tek futbolli, Zllatan Ibrahimoviç ka një pasion të pafund, të pakufi, dhe bëhet fjalë për dashurinë e tij. Në kthimin në kombëtare, sulmuesi 39-vjeçar po shkëlqen, ndërsa intervisohet ndërsa ndodhet në grumbullim.
“Unë kam një problem, – thotë ai, – nuk jam kurrë i kënaqur. Kam fituar aq shumë saqë mund të mos punoj sa kohë të jetoj dhe sërish të jetoj shumë mirë, por vazhdoj të kem një pasion shumë të madh për këtë që bëj. Është uria që e bën një kampion të shkojë përpara, të kalojë kufijtë fizikë dhe psikologjikë. Nuk shoh shumë lojtarë që bëjnë këtë që bëj unë. Kur kalohen 30 vjeç zakonisht vjen rënia dhe mendohet për tërheqjen, por unë pas moshës 30 vjeç u bëra më i mirë. Mund të zbusësh një luan, por mua jo”.
Sfidanti.al