Mbape mblidh mendjen, po të kritikon një kampion i botës si Deshampi

Në moshën 22-vjeçare padyshim që mund t’i falen gabime dhe ulje e përqëndrimit, aq më tepër kur ka ngarkesë kaq të madhe me Paris SG dhe kur duhet të mendojë edhe për të ardhmen. Kilian Mbape nuk po paraqitet në nivelin e tij më të lartë ndërsa ndodhet me kombëtaren e Francës, gjë që solli edhe kritikën e trajnerit Didie Deshamp. “Ai nuk duhet të kënaqet me kaq sa ka arritur, – janë fjalët e teknikut të “gjelave”, – nuk ishte mirë nga këmbët në ndeshjen e parë (ndaj Ukrainës), por luajti mjaft më mirë ndaj Kazakistanit. Nuk besoj se humbja e penalltisë ka ndikuar për keq tek ai. E njoh mirë Kilianin, është normale që mund të ketë momente të vështira, por pastaj të ndryshojë”. Deshamp ka qenë gjithashtu kampion bote në 1998, ndërsa Mbape fitoi Kupën e Botës në 2018. Deshamp, për më shumë, fitoi edhe Kampionatin Europian në vitin 2000 e po ashtu Championsin me Juventusin në 1996.

Sfidanti.al