Edhe pse luhej në Madrid, ishte e pamundur të shmangej ajo që ndodhi ndërsa “merengesit” nuk janë ata të sezoneve të kaluara. Anadolu Efes triumfoi 108-83 duke i shkaktuar Realit një prej disfatave më të mëdha në historinë e tij në Kupën e Kampionëve në basketboll për meshkuj. Mjaftoi dëmtimi i lojtarit qendër Valter Tavarez që skuadra e trajnerit Pablo Lasa të rrëzohej, ndërsa deri në atë moment rezultat ishte i barabartë 44-44. Pjesa e dytë (që nga minuta e 21-të) përfundoi 67-41. Vetë Laso u përjashtua pas dy faullave teknikë, ndërsa skuadra turke ishte shumë lart. Plot 7 lojtarë shënuan më shumë se 10 pikë secili, Sanli me 17, Larkin me 16 dhe kroati Krunosllav Simon me 15. Simon dha edhe 5 asistë, Vasilje Miçiç shtoi 6 dhe Larkin 5. Edhe Barcelona pësoi humbje, 99-94 në fushën e Makabit të Tel Avivit, udhëhequr nga Ziziç, ndërsa CSKA e Moskës fitoi derbin në fushën e Zenitit të Shën Peterburgut 86-74. Në renditje, Barcelona ka 23 fitore e 9 humbje, ndërsa CSKA ka 21 fitore e 10 humbje, me Anadolu Efesin në vendin e tretë.
Sfidanti.al