Italia, lëvizja e FIGC për të blinduar Mancinin; rinovim deri në 2026 me rritje page

Në fillim e ardhmja e afërt dhe më pas ajo afatgjatë. Në fillim Lituania, më pas vijnë diskutimet për zgjatjen e kontratës. Te Italia të gjithë jane të përqendruar te mbyllja e miniciklit të parë të kualifikueseve të Botërorit 2022, por Federata Italiane e Futbollit po mendon të blindojë Roberto Mancinin  pas një projekti që solli një erë të re e sidomos rezultate të Të Kaltrit.

Trajneri italian, kontrata e të cilit skadon vitin e ardhshëm, është pika e referimit për presidentin e FIGC, Gabriele Gravina që do t’I propozojë një rinovim deri në vitin 2026 dhe një rritje të pagës për të evituar ndonjë tundim të mundshëm të tij nga klube të ndryshme

Sipas të përditshmes ‘La Repubblica’, Mancini aktualisht ka një pagë 2 milionë Euro në sezon dhe ajo mund të rritet në 3 milionë, shifër së cilës do t’I shtohen edhe bonuse të tjera që pritet të caktohen më vonë nga qeveria e futbollit në vendin e Apenineve

sfidanti.al