Pas mbylljes së copa America me Argjentinën duke fituar medaljen e bronztë, Lionel Messi ka nisur pushimet e tij mëse të merituara për të fituar energji përpara se të bashkohet me Barcelonën për fazën përgatitore për sezonin e ri
Sulmuesi argjentinas po kalon disa ditë relaksi me bashkëshorten Antonela dhe fëmijët, Tiago, Mateo e Ciro në një plazh fantastik, por asnjë prej tyre nuk e bënë të ditur emrin e vendit ku ndodhen për të ruajtur privatësinë e dëshiruar.
Vetë Antonela postoi një foto familjare në profilin e saj në rrjetin social Instagram ku dukej një plazh me rërë të bardhë. ‘Në parajsë me ta-shkruante Antonela Rokuco në postimin e saj përkrah fotos
Ndërkaë, Messi ka ende disa ditë më shumë pushimi përpara se t’i kthehet punës me skuadrën me argjentinasin që nuk do të jetë në Turin e Barcelonës në Japoni ku ekipi katalanas do të përballet me Celsin dhe Visel Koben e Iniestës e David Vijës.
sfidanti.al