Është lojtar i Realit të Madridit, por Hazard nuk e harron Çelsin

Eden Hazard ka fituar shumë admirim nga tifozët e Çelsit edhe pse ai tashmë është pjesë e Realit të Madridit. Dhe gjithcka ndodhi pas publikimit të një fotoje në rrjetet sociale pas kthimit nga Kanadaja me skuadrën merenges. Bëhet fjalë për një foto të fëmijëve të futbollistit belg të veshur me fanelën e Çelsit që ishte në mburojën e telefonit të tij celular

Menjëherë pas postimit të saj, fotoja mori komente të shumta nga tifozët e klubit londinez që me fjalët e tyre donin të thonin; Hazard e do akoma Çelsin.

‘Shkoi te Reali i Madridit për të bërë realitet ëndrrën e fëmijërisë, për këtë arsye nuk jemi të mërzitur me të-lexohej në një prej komenteve të tifozëve të Celsit, ndërsa dikush tjetër shkruante: ‘U bërë njëherë Blue, je gjithë jetën Blue’

sfidanti.al