Mirëdita Juve, mirëmëngjes Sarri; CR7 kthehet nga pushimet!

Vitin e kaluar ishte transferimi më i bujshëm, aq sa tërhoqi vëmendjen edhe nga Kupa e Botës në Rusi. Kristiano Ronaldo tek Juventusi ishte tronditje planetare, ndërsa kthimi këtë vit nga pushimet ishte diçka tepër private. CR7 zbriti në aeroportin e Torinos në Kazele, pas fluturimit me avionin privat nga Lisbona. Superylli portugez mbylli pushimet në Madeira, dhe ditën e sotme është rutina e zakonshme, por me një përjashtim.

Kristiano do të takojë trajnerin e ri, Mauricio Sarrin, që tashmë ka zënë vendin e Masimiliano Alegrit, ndonëse nuk do të jetë takimi i parë, pasi kjo gjë ka ndodhur pak javë më parë në Montekarlo. Po ashtu, do të kalojë vizitën e detyrueshme mjekësore, dhe më pas do të nisë stërvitjen për sezonin e ardhshëm, ku synon si gjithnjë çdo trofe të mundshëm.

Sfidanti.al