Klubi i Premier Ligës angleze, Uest Hem, është kandidat që ta marrë në radhët e veta sulmuesin Gonzalo Higuan, që deri tani ka luajtur me Çelsin, por që i përket Juventusit. Këtë lajm e njoftoi në sajtin e vet gazetari i njohur italian, Xhanluka Di Mario, sipas të cilit kryesia e klubit juventin është gati që ndahet me futbollistin e lartpërmendur argjentinas, nëse ndonjë klub paguan për të 40 milionë euro.
Në fakt, dëshira e vetë Higuanit ishte që ai të luante me ndonjë klub që konkurron në Ligën e Kampioneve, por deri tani ndonjë klub i tillë nuk ka paraqitur ofertë për futbollistin në fjalë.
Gjatë sezonit 2018/19, Higuani luajti si i huazuar te Milani dhe Çelsi. Për “kuqëzinjtë” milanezë, ai shënoi gjashtë gola në 15 ndeshje, ndërsa për “blutë” e Londrës ai shënoi pesë gola në 14 ndeshje.
Kontrata e tij me Juventusin është deri më 2021.
Sfidanti.al