‘Manjati’ i divorceve; Abramovich ndahet edhe me Daria Zhukovën

Roman Abramovich mund të përkufizohet fare mirë si specialist i divorceve. Proanri i chelseat u nda nga Daria Zhukova me të cilën ai ka edhe dy fëmijë, proces që e përjeton për të tretën herë në karrierë. Gjithcka u konfirmua nëpërmjet një komunikate për shtyp nga ana e çiftit. ‘Pas 10 vitesh që jetuam së bashku morëm vendimin e vështirë për t’u ndarë-lexohet në këtë komunikatë-megjithatë ne do të mbeti miq të mirë, prindër prezentë në jetën e fëmijëve tanë dhe ortakë në projektet për të cilat kemi punuar’. Roman Abramovic e shënoi divorcin e tij të parë në vitet ’90 duke u ndarë nga Olga Yourevna Lysova me të cilën u martua në 1987, ndërsa në 2007 ai u divorcua edhe nga bashkëshortja e dytë Irina Malandina me të cilën ka 5 fëmijë duke i garantuar edhe 300 milionë Dollarë.

sfidanti.al