Niveli i shpenzimeve në merkaton e transferimeve të kësaj vere nga klubet e kampionateve më të rëndësishme në Evropë është shumë i lartë. Përllogaritjet flasin për një shifër prej 3 miliardë Eurosh të investuara deri tani nga skuadrat e 5 ligave kryesore të kontinentit të Vjetër ku rekordin e mban Premier League me 1 miliardë Euro të shpenzuara. Deri tani blerja e Lukakut nga Manchester United e ajo e Moratës nga Chelsea kanë rezultuar më të shtrenjtat pasi klubet kanë shpenzuar respektivisht 85 dhe 80 milionë Euro, por nuk janë shpenzuar pak as për Lacazette, Walker e Mendy nga Arsenali e Manchester City. Serie A ka regjistruar shpenzime prej 704 milionë Eurosh, me Milanin që ishte dominuesi në këtë pikë pasi vetëm për Bonuccin, kessie, Anfdre Silvën e Contin ka shpenzuar 133 milionë Euro. Në Francës shuma e nxjerrë nga klubet në merkato është 533 milionë Eruo, nga të cillat 222 milionë u harxhuan vetëm për Neymar. Vlen të theksohet se blerja e dytë më e shtrenjtë në Ligue 1 është ajo e Tielemans nga Monaco për vetëm 25 milionë Euro. Në Gjermani, investimet për futbollistë kanë arritur në nivelin 471 milionë Euro, ndërsa kampionati që ka regjistruar nivelin më të ulët të shpenzimeve deri tani është pikërisht ai spanjoll me 365 milionë Euro.
sfidanti.al