Futbollisti spanjoll dhe pjesëtar i Mançester Junajtidit, Huan Mata, zbuloi se ai dhuron 1 për qind të çdo page të tij për qëllime humanitare, ndërsa u bëri thirrje edhe kolegëve të vet që të bëjnë të njëjtën gjë. Mata ia dhuron paratë e tij projektit “Common Goal” (Qëllim i përbashkët) që organizon shumë aksione humanitare anekënd botës.
“Unë jam pjesë e ketij aksoni, por, ndërkohë, dua që edhe sportistë të tjerë t’i bashkohen atij, sepse ne, të gjithë, mund t’ua lehtësojmë jetën shumë njerëzve nevojtarë”, thotë Huan Mata, paga e të cilit te Junajtidi është 7,7 milionë euro në vit, kështu që 1 përqindshi i kësaj page të tij bëhet një shumë e konsiderueshme që shkon në favor të aksioneve humanitare.
Sfidanti.al