Klopi kënaqet me familjen në Mesdheun spanjoll, në jahtin me qira!

Nuk ka moshën e Kristiano Ronaldos apo Lionel Mesit që duan anije krejt të tyret, por mund të kënaqet edhe duke i pasur për një kohë të caktuar. Kjo do të thotë me qira, dhe Jurgen Klop e ka marrë pikërisht kështu jahtin për pushime në Mesdheun spanjoll, ku po kalon pushimet bashkë me familjen. Shlodhje e merituar për trajnerin e madh gjerman, ndonëse Liverpuli këtë sezon nuk fitoi asnjë trofe, por gjithsesi u kualifikua për në Champions. Jahti “Insepshën” (Inseption) kushton 3 000 euro në ditë i marrë me qira, që do të thotë “asgjë” për një trajner që paguhet 15 milionë paundë stërlina në sezon. Klopi është në Mesdhe bashkë me gruan e tij, Ula, me dy djemtë, por edhe me dhëndrin Denis.

Sfidanti.al