Juventusi jep 30 milionë euro për Lokatelin, por Sasuolo kërkon 40!

Mediat thonë sot se ky mesfushor bën gjithçka për Italinë, dhe se ai është vërtet i kompletuar për rolin që ka. Flasim për Manuel Lokatelin që është vetëm 23 vjeç dhe që është kthyer në një pikë referimi në Euro 2020. Lojtari i Sasuolos, dikur i Milanit, po shkëlqen dhe ka nisur të kërkohet nga klubet e rëndësishëm. Për momentin, në ndjekje është Juventusi për të cilin është thënë se ka bërë edhe ofertën e parë prej 30 milionë eurosh. Torinezët kanë raporte të mira me Sasuolon, por klubi i vogël në radhë të parë dëshiron të shohë interesin e tij. Fliet se për kartonin e Lokatelin kërkohen të paktën 40 milionë euro, ndërsa padyshim që do të pritet që vlera e tij të rritet edhe më shumë dhe që konkurrenca të rritet. Kjo mund të shtojë fitimet e Sasuolos.

Sfidanti.al