Paris SG nuk e lë të qetë Juventusin, nga Donaruma te Pogba!

Me agjentin Mino Raiola i kanë punët mirë, dhe kjo sepse janë në gjendje ta kënaqin me para. Sheikët e Paris SG janë bërë një tmerr në Europë dhe për momentin po trembin Juventusin. PSG kërkon shërbimet e Pol Pogbasë, mesfushorit të Mançester Junajtidit, që e pëlqen edhe Juvja. Më parë, francezët “akaparuan” portierin Xhixho Donaruma të Milanit dhe Italisë, që ishte gjithashtu dëshirë e Juventusit. Nuk dihet sesi parizienët do të arrijnë tek Pogba, pasi ata kërkojnë edhe lojtarë të tjerë, ndoshta Kristiano Ronaldon, por nuk dihet se çfarë do të ndodhë me Kilian Mbapenë. Nëse sulmuesi shkon tek Reali, atëherë PSG do t’i kishte paratë.

Sfidanti.al