Mjaftoi një akuzë nga një punonjëse e një avioni që gjithçka të ndizej dhe akuzat të mos pushonin. Rik Fler (Ric Flair), ish-kampion i njohur i atij sporti që në SHBA e njohin si “mundje”, por që në Europë e quajnë “gjoja mundje”, është në “syrin e një cikloni”, pasi stjuardesa në fjalë e akuzon se e detyroi që t’i prekte penisin, ndërsa ishin në fluturim. Kjo duhet të ketë ndodhur 19 vjet më parë, kur Fler ishte 53-vjeçar. Nuk dihet nëse akuza është e saktë apo e gënjeshtërt, madje këtë mund të mos e përcaktojë dot as gjyqi, nëse do të ketë, por duke parë reagimet në botën sportive amerikane, kupton se ish-kampioni nuk gëzon shumë reputacion. Në rrjetet sociale dhe në komente theksohet se “ky njeri vazhdon të gënjejë”, ndërsa vetë Riku e fshiu postimin në faqen e tij zyrtare, pak kohë pasi e hodhi. Pasoja e parë e akuzës ishte që Fleri humbi një kontratë sponsorizimi.
Sfidanti.al