Pati arsye të fortë, dhe madje nuk pati kohë as që të njoftonte për atë që bëri. Një helikopter ishte një “mik i paftuar” në një stadium kriketi në Angli, ku po luhej një ndeshje e kampionatit të konteve mes Glouçesterit dhe Dërhemit (Durham). Helikopteri u ul papritur në fushë, ndërsa ndeshja po zhvillohej, dhe sportistët u detyruan ta ndërprisnin duke u habitur. Më pas piloti dhe personeli në mjetin ajror sqaroi se kishin qenë të detyruar të bënin ulje sepse po merreshin me një aksident “kritik” në zonën aty pranë.
Sfidanti.al