Golat e artë të Luis Suarezit për Atletikon e Madridit!

Nuk dihet nëse këtë herë do të jenë vendimtarë për bardhekuqtë që të mbrojnë titullin kampion të fituar vjet në Spanjë. Gjithsesi, Luis Suarez po vazhdon me “avazin” e tij, po shënon me ritëm aspak të keq për të ndihmuar Atletikon e Madridit, në një garë që do të jetë e vështirë ndaj Realit për La Ligën. Suksesi në fushën e Getafes u arrit falë tij, madje në minutat e fundit me përmbysje pasi uruguajani shënoi në 78’ e 92’, ndërsa miqtë u ndihmuan nga dalja me të kuq e Alenës në 74’. Sezonin e kaluar, Suarez realizoi 21 gola, ndërsa këtë edicion nuk dihet sesa mund të arrijë. Trajneri Simeone i vlerëson karakterin, por edhe rendimentin, ndërsa besohet se do të ketë disa herë rotacion për të mos e lodhur, dhe sepse ekipi ka lojtarë të tjerë si Korrean, Grizmanin e Kunjën, por edhe të tjerë. Në radhë në kalendar janë Alaveshi, Milani dhe Barcelona.

Sfidanti.al