Hamilton ‘Mbreti Mida’ i rrjeteve sociale; një postim i tij vlen 58 mijë Euro

Sa vlejnë ndjekësit në Instagram  të pilotëve të Formula 1? Kësaj pyetje i përgjigjet portal anglez TopRatedCasinos.co.uk që ka përpiluar një klasifikim me vlerën e mundshme të cdo postimi të sponsorizuar të  kampionëve të kategorisë më të lartë të garave automobilistike në bazë të numrit të ndjekësve të tyre në rrjetin e njohur social. Nga ky klasifikim zbulohet se mbi 20 milionë ndjekësit e Hamilton me shumë mundësi i japin mundësi britanikut të fitojë rreth 58 mijë Euro për cdo post të sponsorizuar.

Në vendin e dytë në këtë klasifikim të vecantë është ferraristi Charles Leclerc që gjithsesi ka vetëm 3.7 milionë ndjekës. Një postim i sponsorizuar i pilotit nga Monako vlen pak më shumë se 10 mijë Euro. Në podium ngjitet edhe Daniel Ricciardo, ndërkohë që pesëshen e pilotëve që fitojnë më shumë nga cdo postim i sponsorizuar e plotësojnë Max Verstappen dhe Lando Norris.

Sfidanti.al