Halandi bën foto me tifozen më seksi të Kupës së Botës

E dimë se është fjala për Ivana Knollin, ish-Mis Kroacia, e cila u ndodh me pushime (apo ndoshta me punë?) në Ibizë të Spanjës. Aty ajo takoi Këpucën e Artë të Europës dhe të Anglisë, Erling Halandin, që padyshim ishte me pushime. Ndërsa u takuan, ata bënë një foto së bashku, e cila kuptohet u botua nëpër media të ndryshme në rrjet. Knoll u bë e njohur në Kupën e Botës 2018 në Rusi, por edhe në Kupën e Botës në Katar vitin e kaluar duke ndjekur kombëtaren e vendit të saj, Kroacinë.

Sfidanti.al