Bajerni qenka shumë i zemëruar me Alfonso Dejvisin

Futbollisti nga Kanadaja e ka mendjen të ngritur dhe me gjasë dëshiron të largohet. Tek Bajerni ka sot një problem, që jo vetëm nuk po arrin të marrë yje të mëdhenj, por edhe e ka të vështirë të mbajë ata që i ka në ekip. Alfonso Dejvis mund të jetë objektivi i radhës I Realit të Madridit, dhe mediat në Spanjë shkruajnë se kanadezi pret vetëm një telefonatë nga “Bernabeu”. Kjo, duket e ka zemëruar shumë Bajernin, sepse Dejvisi dhe agjenti i tij po i vonojnë bisedimet për një kontratë të re. Gazetarët në Gjermani raportojnë se ata kanë pasur kontakte me disa klube, mes të cilëve me Realin.

Sfidanti.al