Georgina tradhëton edhe atdheun për të mbështetur Ronaldon

Për të shoqin nuk është tifoze vetëm e Realit. Georgina Rodrigez e ndjek mashkullin e saj, Kristiano Ronaldon, edhe në ekipin kombëtar. Deri tani, ajo ka mbetur e kënaqur pasi ylli partneri ka shënuar katër gola, duke qenë një nga më të mirë të Kupën e Botës.

Gjithsesi, modelja 24-vjeçare po bën më shumë sesa thjesht të mbështesë Ronaldon. Ajo është bërë tifoze me Portugalinë. Diçka jo shumë e parashikueshme duke qenë se ajo ka lindur në Argjentinë dhe është me nënshtetësi spanjolle. Sidoqoftë, duket se lidhja e dashurisë po del më e fortë sesa përkatësia kombëtare apo shtetërore.

Georgina ka qenë në stadium në ndeshjet e Portugalisë ndaj Spanjës dhe Marokut, besohet edhe ndaj Iranit, dhe pikërisht ndaj marokenëve, mendohet se ka zbuluar një sekret.

Mediat e ashtuquajtura rozë shkruajnë se unaza me diamant, me vlerë gati 1 milionë dollarë, është shenjë fejese. Modelja dhe futbollisti, edhe pse janë bërë me fëmijë, ende janë në bashkëjetesë, por ndoshta ky status ka ndryshuar. Nuk ka pohim zyrtar, ndërsa çifti mbetet i dashuruar. Ronaldo ia dedikoi Georginës golin e fitores ndaj Marokut.

Sfidanti.al