VAR u paraqit si shpëtimtar, por shumëkush mbetet i pakënaqur me të. Njëri prej tyre, i mërzituri i momentit, është trajneri i Iranit, Karlos Keiroz, që gjykon se Kristiano Ronaldo duhej të kishte dalë jashtë me karton të kuq në ndeshjen e fundit mes tyre në grupin B.
“Sipas rregullores, një bërryl është një karton i kuq, dhe nuk ka rëndësi nëse lojtari quhet Mesi apo Ronaldo, – tha Keirozi, – vendimet e VAR-it nuk janë transparentë. Ne duam të dimë se çfarë ka ndodhur, por askush nuk na lejon të shikojmë. Kemi një sistem që ka kushtuar shumë dhe askush nuk merr përgjegjësi. Edhe ne duam të dimë se çfarë pamjesh jep VAR-i”.
Sfidanti.al