El Hadari ka harruar të thotë mjaft, 45-vjeçar në Botëror

Portierët njihen si “dinosaurë” të futbollit, pra si njerëz që mund të luajnë deri në një moshë të shtyrë. Gjithsesi, është tjetër gjë që të luash në një nivel të caktuar, dhe tjetër të jesh në Kupën e Botës. Këtë e bëri portieri i Egjiptit, Esam El Hadari, që u bë lojtari më i vjetër që ka luajtur ndonjëherë në një kupë të botës, në moshën 45 vjeç, muaj e 10 ditë. Kjo ndodhi në ndeshjen e humbur 1-2 ndaj Arabisë Saudite, kur El Hadari priti edhe një penallti.

Rekordin, përpara tij, e mbante Farid Mondragon i Kolumbisë që luajti ndaj Japonisë në Botërorin 2014, në moshën 43 vjeç e 3 ditë. Pas tij janë Rozher Milla (Kamerun) 43 vjeç, irlandezoveriori Pat Xhenings 41 vjeç, Piter Shilton i Anglisë në 40 vjeç, 9 muaj e 18 ditë apo Dino Xof i Italisë me 40 vjeç, 4 muaj e 10 ditë.

Sfidanti.al