Driblimi më i fundit i Zaniolos; lë të fejuarën, flirton me Madalina Ghenea?

Nicolo Zaniolo vihet sërish në qendër të vëmendjes. Sulmuesi i Romës, që në këtë moment është i impenjuar në riaftësimin e tij pas dëmtimit në gju, ka mbyllur historinë e dashurisë me të dashurën e tij, Sara dhe mesa duket ka nisur një tjetër me aktoren dhe modelen rumune Madalina Ghenea, 12 vjet më e madhe se ai.

Lajmi që fillimisht u publikua një ditë më parë nga ‘Giornalettismo’, nuk është përgënjeshtruar nende nga asnjë prej 3 protagonistëve. Përkundrazi. Në Torrino, lagjja ku Zaniolo jeton prej 2 vitesh, prej kohësh flitej për një krizë në lidhjen e futbollistit me Sarën e cila nuk shfaqet në rrjetet sociale prej ditësh.

Nga ana tjetër, raporti i tyre gjithnjë ka qenë me ulje ngritje, saqë pak muaj më parë, për një periudhë të shkurtër, Zaniolo publikoi disa foto me modelen Elisa Visari, për t’u kthyer më pas me Sarën. Historia me Ghenean nëse do të konfirmohet, do ta bëjë Zaniolon më shumë protagonist të kronikave rozë duke qenë se rumunia në të kaluarën ka pasur lidhje me aktorë të famshëm si Gerard Butler dhe Michael Fassbender, apo edhe stilistin Philipp Plein e futbollistin Marco Borriello. Zaniolo ka treguar se gjithnjë ka ditur të lërë gjithcka pas krahëve kur impenjohet në fushën e lojës. Përvec dashurive të turbulluara, prioritet I futbollistit është gjithnjë riaftësimi i plotë nga dëmtimi, Roma e pret në pranverë, me apo pa të dashur.

Sfidanti.al