Melissa Satta-Boateng; fundi i një historie dashurie

Historia e dashurisë mes Melissa Satës dhe Kevin Prince Boateng është mbyllur përfundimisht. Ishte vetë futbollisti I Monzas që e konfirmoi nëpërmjet profilit të tij në rrjetet sociale.

‘Pas një periudhe ndarjeje, vendosëm që të ndërpresim përfundimisht lidhjen tonë duke respektuar pozicionet tona dhe me një qetësi totale-shkruante Boateng në postimin e tij teksa publikoi edhe një foto të familjes-do të jemi për njëri-tjetrin një pikë referimi e rëndësishme për rritjen e djalit tonë Maddox’.

Sfidanti.al