Cili oficer i lartë ndaloi policinë të arrestonte Ronaldon në 2018?!

Po flasim për ngjarjen e bujshme në Las Vegas, kur Kristiano u akuzua për përdhunim nga Ketlin Majorga. Sipas mediave europiane, policia amerikane ishte fare pranë arrestimit të superyllit portugez, në 2018, duke pretenduar se kishte dëshmi të mjaftueshme për t’i vënë prangat, por burimet mediatike thonë se “blutë” u ndaluan nga një zyrtar i lartë i tyre, pra nga një oficer i lartë. Nuk dihet se cili ishte ky zyrtar që pengoi policinë, por është e sigurt se nëse arrestimi do të kishte ndodhur, do të kishte bërë bujë të madhe, qoftë edhe në 2018, kur CR7 kaloi nga Reali tek Juventusi. Ronaldo ishte 24 vjeç në kohën kur ndodhi ngjarja, dhe ishte në prag të transferimit nga Mançester Junajtidi për tek Reali i Madridit. Ai pagoi që gjithçka të mbahej e fshehtë, sepse mund t’i ishte dëmtuar karriera.

Sfidanti.al