Bajerni rrezikon në Salcburgl; Nagelsman: Mbrojtja më e mirë është sulmi!

Mungesat mbeten të shumta dhe trajneri Nagelsman e di se nuk do të jetë e lehtë pas disfatës së rëndë në Bohum për Bundesligën. Në infermieri mbeten Manuel Nojer, Leon Gorecka dhe Alfonso Dejvis, ndërsa i sëmurë është Xhamal Musiala, e flitet për 4 lojtarë që do të kishin qenë në formacion. E tillë gjendja e Bajernit për ndeshjen e sotme në Champions në fushën e Salcburgut. Tekniku do të mendojë një skemë 3-5-2, e cila mund të “copëtohet” edhe në 3-3-2-2, ndërsa Bajerni do të kërkojë të marrë një rezultat sa më sigurues për kualifikimin në çerekfinale. Salcburgu është rival serioz, por në Mynih askush nuk e mendon eleminimin që në raundin e dytë. Nagelsmani u detyrua të ndryshonte skemën, ndërsa theksoi se “pavarësisht rrezikut, ne nuk do të heqim dorë nga parimi ynë se sulmi është mbrojtja më e mirë”. Kjo do të thotë se bavarezët mund të rrezikojnë nga kundërsulmi i austriakëve.

Formacioni i mundshëm

Bajerni (3-5-2): Ulraih, Pavar, Zyler, Hernandez, Toliso, Kimih, Sane, Gnabri, Koman, Myler, Levandovski.

Sfidanti.al