Dhjetor 1961, kur “100-pikëshi” Çembërlen mahniste NBA-në!

Nëse deri 60 milionë vjet më parë, rruzullin tokësor e dominonin dinosaurët, basketbollin botëror dhe amerikan në vitet 1960-të e dominonte një “dinosaur” i veçantë, me emrin Uilt Çembërlen. Lojtari qendër, 2.16 metra shtatlartë, përveç rekordeve dhe dominimit, pasi edhe një moment kur shkëlqeu si askush tjetër. Në periudhën nga 8 dhjetori 1961 deri në 29 dhjetor 1961, ai pati jnë seri të jashtëzakonshme prej 13 ndeshjesh, në të cilat shënoi gjithsej 728 pikë dhe kapi  358 topa në tabela! Si një uragan që nuk kishte të ndalur, basketbollisti më i madh i epokës së tij, dhe njëri nga më të mëdhenjtë e historisë pati maksimumin prej 78 pikësh pikërisht në ndeshjen e parë, kur kapi edhe 43 topa në tabela (!!!).

Shifra më e ulët ishte 43 pikë. Që në atë kohë, trajneri i tij, Frenk Megajer (Frank McGuire) deklaroi se “një ditë Uilti do të shënojë 100”. Kjo edhe ndodhi pasi në 2 mars 1962, gjigandi i Filadelfias arriti 100-en në ndeshjen Filadelfia-Nju Jork (169-147). “Edhe unë vetë do ta urreja që ta thyeja këtë rekord”, – tha Çembërleni, ndërsa askush nuk ia ka dalë që ta kalojë, as që ta barazojë, ndonëse Kobi Brajant shënoi 81 pikë në karrierë dhe Majkëll Xhordan 69.

Sfidanti.al