Shqiptari 18-vjeçar spikat në Olimpiadë, Xhepa lë pas 70 rivalë!

Prova e tij padyshim që ishte shumë e mirë. Një skiator 18-vjeçar shqiptar ruajti gjakftohtësinë për të përfunduar i 28-ti në garën e tij të parë olimpike. Deni Xhepa ia doli në konkurrimin në slalom në Olimpiadën Dimërore të Pekinit, duke lënë pas plot 70 konkurrentë. Xhepa përmirësoi rezultatin nga zbritja e parë në të dytën, dhe mbeti rreth 9 sekonda pas fituesit, francezit Klemen Noel. Skiatori 18-vjeçar, lindur e rritur në Itali, dha kohën 1’53”28, duke dalë në vend të 34-ët në zbritjen e parë, por duke u ngjitur me 6 pozicione në provën e dytë dhe përfundimtare. Paraqitja e shqiptarit bëri mjaft përshtypje tek organizatorët dhe tek mediat ndërkombëtare, pasi

Në Qendrën kombëtare alpine të skive në Jan Çin, ishin gjithsej 88 pjesëmarrës në slalom, nga të cilët 52 përfunduan zbritjen e parë dhe vetëm 45 kompletuan garën. Ky ishte suksesi i parë dhe shumë i rëndësishëm për Xhepën në Lojrat Olimpike në Pekin, ndërsa nuk arriti ta përfundonte garën në sllallomin gjigand në 13 shkurt. Me konkurrimin e tij merr fund edhe pjesëmarrja e Shqipërisë në Olimpiadë sepse Xhepa ishte përfaqësuesi i vetëm kuqezi.

Sfidanti.al