Ngjarja duket diabolike jo vetëm për shkak të paralajmërimit të bërë, por edhe të vendit se ku ndodhi. Njerëz (apo një njeri) të panjohur kanë vendosur një letër me kërcënime për 3 yje të Bajernit të Mynihut, dhe këtë letër e kanë ngjitur në muret e selisë së klubit të Sent Paulit (Sankt Paul). Ky klub ndodhet në qytetin verior të Gjermanisë, Hamburg, dhe duket si një rivalitet mes Bavarisë dhe Veriut gjerman. “Shpëtoni Bundesligën, shpëtoni futbollin, zjarr dhe vdekje për derrat e fëlliqur bavarezë, Levandovski, Nojer dhe Gnabri”! Klubi i Sent Paulit ia dërgoi letrën policisë e cila po bën hetimet.
Sfidanti.al