Bëhuni gati për dasëm, Ronaldo: Do martohem me Xhorxhinën, isha keq pas akuzave për përdhunim

Kristiano Ronaldo u bë protagonist I një interviste të ndjerë për televioninin ITV në programin ‘Good Morning Britain’ ku foli për keqardhjen që I ati nuk ka mundur ta shohë të rritet dhe të bëhet ylli I futbollit të sotëm. Por portugezi preku edhe tema të tjera po kaq të ndjeshme sic janë akuzat e Kethrin Majorgës për  përdhunim.

‘Kujtoj që isha në sallon me të dashurën time dhe po shihnim televizor, për të dëgjuar lajmet dhe flisnin për Kristiano Ronaldon-thote ylli I Juventusit-ka bërë këtë, ka bërë atë. Në një moment dëgjova fëmijët e mi që po zbrisnin shkallët dhe ndërrova kanal. Ndihesha në siklet. Nuk doja që ata të dëgjonin se cfarë thonin për babain e tyre. Më bënte të ndihesha vërtet keq. Ke një të dashur, ke një familje, ke fëmijë. Kur luajnë me ndershmërinë tënde është e vështirë’.

Por në intervistën e tij, Kristiano Ronaldo la hapësirë edhe për lajme gëzimi sic është martesa

‘Një ditë unë dhe Xhorxhina do të martohemi, kjo është e sigurt-vijoi Ronaldo-është edhe ëndrra e nënës sime, kështu që përse jo? Xho është pjesë e imja, më ka ndihmuar shumë dhe unë jam I dashuruar pas saj. Takimi ynë I parë ishte te Gucci ku ajo punonte si asistente shitjesh. Më pas u ritakuam në një event dhe ishte një dashuri me shikim të parë’.

Sfidanti.al