Valencia në kaos; lojtarët në grevë, Selades I vetëm në konferencë

Albert Selades u paraqit I vetëm në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Celsin për Ligën e Kampioneve, dicka që ai nuk e priste dhe tashmë te Valencia ka shpërthyer kaosi dhe trajneri I ri I caktuar në vend të Marselinos  rrezikon t’I paguajë pasojat. Drejtuesit e Valencias vendosën të shkarkojnë trajnerin e ri pavarësisht fitores së Kupës së Mbrertit disa muaj më parë, një vendim që nuk është pritur aspak mirë nga futbollistët që prej ditësh janë në heshtje shtypi.

Teorikisht, ditën para ndeshjeve të Ligës së Kampioneve UEFA iu imponohet klubeve që ne konferencë për shtyp të nxjerrin edhe një futbollist përkrah trajnerit. Valencia nuk e përmbushi këte detyrim kontraktual sepse futbollistët refuzuan të flasin në shenjë proteste drejt klubit.

Pak ditë pas shkarkimit, Marselino shfryu dufin duke thejsuar se ishte pikërisht fitorja e Kupës ajo që solli ftohjen e raporteve mes tij dhe drejtuesve të klubit,. Ndërkaq, Selades që debutoi me një humbje 5-2 në /Camp Nou ndaj Barcelonës vijoi në rrugën e tij

‘Nuk është situata ideale-deklaroi ai-është një vendim I lojtarëve dhe nuk kam asgjë për të thënë. Unë nuk kam frikë, jam këtu për të bërë punën për të cilën kam nënshkruar një kontratë. Do të marr vendimet që I konsideroj sit ë volitshme. Vendimet I marr unë dhe do të vazhdoj ta bëj përsa kohë të jem këtu. Kur ndërrohet trajneri ka një proces përshtatjeje dhe është e nevojshme që e gjithë kjo të përballohet’.

Sfidanti.al