Këtë të shtunë, Barcelona u shpall kampione e Spanjës, 3 javë përpara fundit të kampionatit. Katalanasit fituan titulllin e tyre të 8 në La Liga në 11 vitet e fundit dhe padyshim që ata e festuan me shumë entuziasëm në fushën e Camp Nout nën shoqërinë e tifozëve të pranishëm
Festimet në të vërtetë nuk zgjatën shumë dhe lojtarët i vijuan ati në Hotel ë të Barcelonës nën shoqërinë e bashkëshorteve dhe të të fejuarave të tyre. Askush nga gjysmat e ëmbla të lojtarëve nuk mungoi në këtë festë. Antonela Rokuco, Sofia Balbi, Romarej Ventura, Elena Galera, Koral Simanovic dhe Shakira, ndër të tjerat, ishin aty përkrah kampionëve të rikonfirmuar të Spanjës në një mbrëmje krejt të vecantë.
Asnjëra prej tyre nuk ngurroi që të hedhë në profilet përkagtëse në Instagram pjesë nga mbrëmja festive e organizuar mjaft mirë nga klubi i Barcelonës. Padyshim që nuk munguan as fotot që ato bënë me njëra-tjetrën ku spikaste edhe ajo mes Antonela Rokucos dhe Shakirës të cilat duket se larguan zërat që flisnin për një raport aspak miqësor mes tyre, krejt ndryshe nga sa ndodh me Lionel Messin e Xherard Pike.
Padyshim që në darkën e festës e pranishme ishte edhe Kupa e kampionit të Spanjës që u dha mundësinë lojtarëve që të bënin foto me të, dicka që nuk kishte ndodhur më parë.
sfidanti.al