Bëmë baba të të ngjaj? Djali i Suarez kafshon në sup të atin

Futbollistët e Barcelonës u përfshinë në një festë familjare pas fitores së titullit kampion në Spanjë. Luis Suarez padyshim që nuk bëri përjashtim teksa u pa me fëmijët e tij në fushën e Camp Nou. Por është një imazh që ka lënë përshtypje dhe është kapur nga fotografët.

Djali i vogël i Suarez, Lautaro, që erdhi në jetë përpara pak muajsh u pa teksa po kafshonte supin e të atit dhe të gjithëve u kujtoi gjestin e uruguajanit në Botërorin e vitit 2014 kur kafshoi supin e mbrojtësit të Italisë Xhorxho Kielini, imazh ky që bëri menjëherë xhiron e botës, ndërkohë që për atë gjest Suarez u ndëshkua rëndë nga Federata Ndërkombëtare e Futbollit

sfidanti.al