Marselo Bielsa nuk është një njeri e trajner i zakonshëm. I njohur ndryshe edhe si ‘El Loco’, argjentinasi mund të quhet fare mirë edhe si idealist, i ndershëm dhe ekzemplar në sjelljet e tij. Kjo u pa edhe në sfidën mes Leeds dhe Aston Villës teksa kreu një gjest fair play që i ka befasuar por edhe ka përcarë ata që janë në botën e futbollit dhe jo vetëm duke marrë lëvdata dhe kritika në të njëjtën kohë. Por për Bielsën duket se kjo pak rëndësi pati, pasi në një ndeshje ku rezultati ka shumë rëndësi pasi në lojë është ngjitja në Premier League dhe sigurimi i playoffit, ai u dha të gjithëve një leksion të vërtetë.
Skuadra e Marselo Bielsës, Leeds kalon në avantazh 18 minuta nga fundi i ndeshjes me Klih, një gol ky që u kontestua me forcë nga miqtë. Në fakt, në fillimin e aksionit, lojtarët e Aston Vilës u kërkuan atyre të Leedsit që të nxirrnin topin jashtë fushe pasi Xhonatan Kodixha kishte mbetur në tokë i dëmtuar pas një kontrasti.
Por aksioni vijoi dhe Klih shënoi në një moment kur praktikisht të gjithë futbollistët e Aston Villës ishin ndalur, një moment ky që shkaktoi një sherr nga i cili e pësoi El Gazi që u ndëshkua me karton të kuq pasi goditi me brryl Bamfordin. Në këtë pikë ai që mendoi të qetësojë situatën ishte Bielsa që pas një marrëveshjeje me arbitrin me rifillimin e ndeshjes urdhëroi lojtarët e tij që të lejonin Aston Villën të shënonte, edhe pse disa prej tyre, sidomos Janson, dolën kundër. Rezultati në fund mbeti 1-1 dhe gjithcka është ende në lojë, por Bielsa tregoi edhe njëherë se është unik në llojin e tij.
sfidanti.al