Kur merr pjesë në një maratonë duhet të djersitësh deri në centimetrin e fundit, por këtë duhet ta bësh sidomos nëse vendos të marrësh pjesë i maskuar; në këtë rast lodhja është e dyfishtë, pasi lodhesh gjatë garës, por edhe në momentin kur kalon vijën e finishit pasi ke përshkuar 42.195 km, kur kupton se ishte pikërisht ky cast arritja më e vështirë.
Kjo ndodhi me një vrapues anglez që u shfaq në Maratonën e Londrës i maskuar si i famshmi ‘Big Ben’ i cili vuajti jo pak për të kaluar vijën e finishti, pasi maska që kishte veshur ishte më e lartë se harku i krijuar për të treguar fundin e garës. U desh ndihma e një personi tjeter që vrapuesi anglez të arrinte të kalonte këtë hark.
sfidanti.al