Derbi i Ruhrit; tifozët e Shalkes, cfarë turpi, shfaqin parrullë pro atentatorit të Dortmundit

Një veprim i turpshëm u pa në derbin e Ruhrit mes Borusias së Dortmundit dhe Shalkes. Disa tifozë të kësaj të fundit shfaqën në shkallët e Signal Iduna Park një parrullë ku kërkohej lirimi i Sergei V, njeriu që në prillin e 2017 sulmoi me bombë autobusin e Borusias së Dortmundit në prag të ndeshjes së Ligës së Kampioneve me Monakon.

Ishte pikërisht data 11 prill i 2017 kur Sergej Venergord vendosi 3 bomba gjatë rrugës që conte Dortmundin në stadium duke shkaktuar plagosjen e mbrojtësit Mark Bartra që aktualisht është te Betis Sevija dhe një punonjës policie, ndërkohë që ai vetë u dënua me 14 vjet burg.

Ajo e dy viteve më parë ishte një ngjarje tragjike që tronditi të gjithë botën dhe për këtë arsye parulla e shfaqur nga tifozët ultras të Shalkes shkaktoi një indinjatë të madhe në Gjermani e jashtë saj. I pari që reagoi me forcë ndaj këtij veprimi ishte pikërisht Bartra i cili u shfaq i fyer teksa komentoi atë cfarë u pa në rrjetin social Tëitter.

‘E patolerueshme, e papranueshme dhe e trishtë. Shpresoj që autoritetet kompetente të marrin masat e duhura përballë këtij fakti. Një gjë është rivaliteti në futboll dhe një gjë tjetër është kërkesa për lirimin e dikujt që luajti me jetën e 28 personave-shkruante në postimin e tij ish mbrojtësi i Borusias së Dortmundit.

sfidanti.al