Vedat Muriqi tek Lacio, Igli Tare mund konkurrencën për sulmuesin e Kosovës!

Një nga sulmuesit më të vlerësuar të momentit. Padyshim, në radhët e më të fortëve është edhe Vedat Muriqi, ylli ofensiv i Kosovës që duket se ka hedhur një hap tjetër të madh në karrierë. Mediat turke shkruajnë se 26-vjeçari do të kalojë nga Fenerbahçe e Stambollit tek Lacio në Serinë A, kundrejt një pagese prej 20 milionë eurosh për kartonin. Këtë e lajmëron e përditshmja “Sabah”.

Muriqi ka shënuar 8 gola në 23 ndeshje për ekipin përfaqësues të Kosovës, ndërsa ka zhvilluar një sezon shumë të suksesshëm edhe me Fenerbahçen në Superligën e Turqisë. Në 25 ndeshje ka shëuar 13 gola, duke qenë një nga lojtarët më të mirë. Lacio besohet se kishte kohë që e ndiqte Muriqin, ndërsa drejtori sportiv, Igli Tare, synonte të forconte skuadrën në fazën ofensive.

Kryeqytetasit po zhvillojnë një sezon shumë të mirë, duke fituar Superkupën e Italisë e duke qenë pretendentë për titullin kampion në Serinë A, por Tare mendon se duhet më shumë thellësi, pra më shumë alternativa.

Sfidanti.al