Dy vjet më parë, dilema ishte zgjidhur në formën negative, Lionel Mesi e braktisi kombëtaren e Argjentinës për t’u përqëndruar tek Barcelona. Humbja në finalen e Kupës së Amerikës ndaj Kilit e dështoi aq shumë superyllin saqë u shpreh “në të nxehtë” se do të tërhiqej. Më pas, Leo ndryshoi mendje dhe u përpoq ta ndihmonte ekipin në Botëror, por nuk qe e thënë të arrinte as deri në çerekfinale.
Po tani çfarë do të bëjë? Në moshën 31-vjeçare, pikëpyetja është edhe më e madhe, pasi forma fizike dhe ajo psikologjike nuk mund të jenë si në moshën 26-vjeçare. Mediat në Spanjë dhe në Argjentinë shkruajnë se as Mesi vetë nuk e di se çfarë do të bëjë. Këtë herë, ai nuk do të thirret në grumbullim nga trajneri i ri, Skaloni, ndërsa më pas, “të shohim e të bëjmë”. Natyrisht, shpejt Leo do të duhet të marrë një vendim, ndërsa verën e ardhshme luhet Kupa e Amerikës, për më tepër luhet në Brazil.
Sfidanti.al