Ka një ndryshim Liga e Kampionëve e këtij sezoni. Katër ligat e mëdha i kanë të garantuara të 4 skuadrat, dhe UEFA u detyrua të bënte një hap prapa, në mënyrë që të mëdhenjtë të mos krijonin Superligën europiane. Nga 32 ekipe në fazën e grupeve, 16 do të jenë nga La Liga, Premier Liga, Seria A dhe Bundesliga, ndërsa do të ketë edhe francezë, sa për të përmendur të tjerët.
Kjo do të thotë se trevjeçari 2018-2021 do të ketë një rritje të fitimeve të Championsit me 50 për qind në krahasim me trevjeçarin 2015-2018, nga 2.5 miliardë në 3.25 miliardë euro. Fitimet do të jenë padyshim më të mëdha për klubet dhe, “La Gazeta delo Sport” komenton se Juventusi do të merrte 58 milionë euro vetëm në fazën e grupeve për këtë vit, edhe nëse nuk do të fitonte asnjë pikë. Shuma totale e parave që do t’u shpërndahet klubeve do të jetë gati 2 miliardë euro (saktësisht 1.95 miliardë) për këta 3 sezone.
Sfidanti.al