Kush, “importi” më i mirë i Premier Ligës? E thotë Shireri!

Premier Liga angleze është një nga kampionatet më shumë “importuese” në botë. Lojtarët e huaj janë kaq të shumtë saqë ia kalojnë vendasve, por a mund të bëhet një renditje në këtë “xhungël” të vërtetë? Alan Shirer, rekordmeni i golave në Premier, mendon se e di se kush është “importi” numër 1.

“Sergio Aguero ka shënuar deri tani 9 tregolësha në Premier, vetëm dy prapa rekordit tim, – u shpreh ish-sulmuesi i Blekbërnit dhe Njukasëllit, – lojtari më i mirë i huaj që ka luajtur ndonjëherë në Premier. Një qendërsulmues i madh, pas asnjë pikë të dobët”.

Aguero ka shënuar 146 gola në kampionatin anglez, në 208 ndeshje, duke pasur mesatare për ndeshje më të mirë sesa Shireri, që ka shënuar gjithsej 260 gola. Duket e vështirë që argjentinasi të thyejë rekordin e anglezit, pasi mosha nuk i jep shumë shanse, por mund t’i afrohet rekordmenit të huaj, francezit Tieri Henri që ka 175 rrjeta në 258 takime për Arsenalin.

Sfidanti.al