Toni Kroos ka marrë vendimin final

Toni Kroos ka qenë një nga lojtarët më të përfolur në mediat sportive, për faktin se e ardhmja e tij nuk dihej nëse do të mbetej në Real Madrid apo do të largohej. Mesfushori gjerman është futur në muajt e fundit të kontratës me Los Blancos dhe kishte shumë oferta në drejtim të tij. Megjithatë Kroos ka marrë vendimin përfundimtar për të ardhmen dhe ai ka vendosur t’i mbetet besnik Real Madridit së paku edhe për një vit tjetër. Kroos ka dhënë miratimin për kontratën e re e cila do të jetë 1-vjeçare nga e cila do të fitojë 8,5 milionë euro pagë vjetore.

sfidanti.al