Tirana pëson humbjen e parë, Vllaznia mposht Partizanin

Pas finales së Kupës është rikthyer Kampionati Kombëtar i Futsallës, teksa të dielën dhe të hënën u luajtën ndeshjet e javës së shtatë. Në takimin e së dielës, Tirana pësoi kundër Flamurtarit humbjen e parë për këtë sezon. Ndeshja e luajtur në pallatin e sportit “Asllan Rusi” përfundoi me rezultatin 3-1 në favor të vlonjatëve. Pavarësisht humbjes, bardheblutë vijojnë të kryesojnë kampionatin, teksa mbajnë vendin e parë me 18 pikë. Sakaq, në sfidën e luajtur në kompleksin “Goga Basket” në Durrës, Vllaznia mposhti skuadrën e Partizanit me shifrat 7-6. Shkodranët, falë kësaj fitoreje ngjiten në vendin e dytë, me 8 pikë. Flamurtari dhe Partizani ndodhen në kuotë të barabartë pikësh, nga 7.

Rezultatet
Tirana-Flamurtari 1-3
Partizani-Vllaznia 6-7

Renditja:
Tirana 18 pikë
Vllaznia 8 pikë
Flamurtari 7 pikë
Partizani 7 pikë