Tirana gjen sulmues në Kosovë

Moustapha Ba do të jetë sulmuesi më i ri i Tiranës. 26 herë kampionët e vendit kanë arritur të fitojnë garën me skuadra të tjera të Superiores, për të marrë shërbimet e senegalezit nga klubi i Trepçës. Dhe pse ishin ndër të fundit që u futën në bisedime, te Tirana janë treguar më konkretë. Kështu bardheblutë do të paguajnë te Trepça për kartonin e Moustapha Ba dhe kontrata e re do jetë afatgjatë. Ky afrim shihet i duhuri, pas shitjes së Florent Hasanit për 300 mijë euro te Rapidi i Bukureshtit. Kujtojmë se Trepça militon në ligën e dytë të futbollit kosovar, ndërsa u bë e njohur për tregun e Superiores rreth 1 vit më parë, kur Partizani bleu kartonin e Christian Mba.

sfidanti.al