Partizani në ndjekje të talentit nga Gjilani

Redon Ismaili do të jetë afrimi më i ri i Partizanit. Mesfushori 21-vjeçar tashmë është një lojtar i lirë, madje largimin nga klubi kosovar e ka bërë vetë të ditur talenti me anë të një postimi në profilin e tij zyrtar ku shkruan:

“Përshëndetje të gjithëve. Pas 4 viteve e gjysmë të mrekullueshme në klubin tim SC Gjilani, dua të njoftoj se kontrata më ka përfunduar dhe unë tanimë jam një futbollist i lirë. Kam dhënë çdo gjë nga vetja ime për klubin si në kohërat e mira ashtu edhe të vështira, kam respektuar në maksimum fanellën që kam bartur, por edhe kontratën deri në ditën e fundit. Kam vendosur të largohem si për të vazhduar karrierën jashtë Kosovës pasi dua ta ndjek ëndrrën time që një ditë të luaj në një kampionat të madh evropian. Dua të falënderojë të gjithë trajnerët që kam punuar me ta dhe kam mësuar shumë nga ta sa isha pjesë e klubit, të gjithë drejtuesit që ishin si dhe të gjithë bashkëlojtarët që kam pasur. Një falënderim jashtëzakonisht i madh për tifozët e zjarrtë Skifterat që asnjëherë nuk na kanë lënë vetëm dhe gjithmonë na kanë përkrahur. Nuk është një lamtumirë, është një mirëpafshim. Me respekt dhe dashni, Redon Ismaili 8.❤️”

Kujtojmë që Ismaili këtë sezon është aktivizuar në çdo ndeshje me Gjilanin ku ka asistuar 3 herë dhe ka gjetur një herë golin. Gjithashtu Ismaili është pjesë e përfaqësueses së Kosovës u-21.

sfidanti.al