Eleminohen nga Europa dy skuadrat që në Shqipëri luajnë klasiken e Superiores, Tirana dhe Vllaznia. Lajmi bëhet i fortë nëse mendon që eleminimi ka ardhur pas humbjeve respektive ndaj Torpedo Kutaisi dhe Vokingur, dy skuadra shumë të kalueshme dhe në letër më të dobëta se ekipet e Superiores. Bardheblutë u dorëzuan në “Elbasan Arena” pasi u thyen 1-0 nga gjeorgjianët, një dështim spektakolar për ekipin e drejtuar nga Bledi Shkëmbi që pasi e fitoi me shumë sakrifica Europën, nuk arrin të qëndrojë në lojë duke hequr dorë që në raundin e parë të Conference League. Më i rëndë është dështimi për Vllazninë që u turpërua 4-0 nga islandezët e Valur në Shkodër. As vapa e madhe dhe as fakti që është një skuadër pa shumë eksperiencë nuk e pengoi skuadrën mike t’i japë një leksin futbolli ekipit shkodran. Me eleminimin e Tiranës dhe Vllaznisë, Shqipëria mbetet me dy skuadra në Europë, Partizanin dhe Egnatian që do të vazhdojnë në Conference League.
sfidanti.al