Partizani kalon në raundin e dytë të Conference League

Partizani është kualifikuar për në turin e dytë të Conference League. Pas barazimit 1-1 në Shqipëri, kryeqytetasit fituan 1-2 në Maltë, ndaj Marsaxlokk. Të kuqtë treguan shumë dëshirë në pjesën e parë, duke dominuar totalisht dhe duke zhvendosur kundërshtarin në gjysmëfushën e vet. Në minutën e 27-të, asist perfekt i Rrapajt për Bintsoukan, i cili gjuajti mirë, por vetëm traversa e ndali. Ekipi i Shehit shtoi presionin, Rrapaj “flirtoi” me golin pak më vonë, teksa provoi të zgjidhë vetë ndeshjen, me një goditje nga distanca. Pjesa e dytë nisi zjarr. Yuri zhbllokoi ndeshjen për vendasit, ndërsa i menjëhershëm ishte reagimi me Carën. Pak më vonë, Bintsouka shpërdoroi një rast të artë, nuk realizoi dot përballë portierit. Goli i Kekos në minutat shtesë solli kualifikim e madh për Partizanin, që e sheh veten në turin e dytë të Conference League.

sfidanti.al