Fjalë të rënda nga një futbollist i madh, që në jetën e tij pikturoi në fushë shumë vepra arti, por kur vinte puna tek mikrofoni… nuk kishte dëshirë të merrej me të. Marko Van Basten ka dhënë një intervistë të forte në gazetën “ Coriere Della Sera” , ku ka sulmuar pwr “vdekje”, pa shpirt , ish-trajnerin e tij, Saki.
“ Cili është Saki? Nuk ka patur kurrë një “feeling” mes nesh. Në gjithë ato vite që punuam bashkë, kurrë nuk më ka dhënë përshtypjen se ishte i ndershëm në raportet që ndërtonte. Kur nuk i pëlqente mënyra se si stërviteshim, sulmonte vetëm futbollistët e rinj, më të dobtit, edhe pse ata mundoheshin më shumë se ne. Ai Milan ishte më i forti se çdo Milan qe keni pare, dhe Saki tregoi se kishte “talent” për të bërë miq gazetarët, të cilët ngritën një imazh sikur ishte një shpikës i madh, …pa shpikur asgjë”
Sfidanti.al