Në Itali thonë se Seria A nuk është më ajo që ka qënë, jo vetëm nuk mburren dot me të, por iu duket futbolli i Premier Ligës ka shkuar “me vite drite” para. Këtej nga anët tona, kur duam të mburremi me Kombëtëren, kemi në majë të gjuhës shprehjen “ futbollistët tanë luajnë në Serinë A”. Edhe kur erdhi Edi Reja filllmisht trajner, e prezantuam si trajner rekordmen, që kishte mbi shpinë mbi 1000 ndeshje në Serinë A… Në fund, kur e larguam, kapiteni ynë, Hysaj, një nga veteranët e Serisë për specien tonë, tha se ‘’shyqyr që e përcollëm plakun”..
Në prag të ndeshjes delikate me Çekinë, po dëgjohet shpesh muzika e njohur se Kombëtarja jonë i ka rrënjët në Serinë A dhe tregohet me krenari harta “italiane”, futbollistët në ekipet ku luajnë. Qoftë larg apo edhe…afër, nëse mundemi në Çeki, fajin nuk do ta ketë ..Seria A . Këtë e dimë prej kohësh , sepse Serinë A e përdorim si “drogë” para ndeshjeve delikate, se nuk i dihet ç‘ndodh pas ndeshjeve, ku nuk e gjejmë dot ku luajmë..në Serinë A, B apo C…
Sfidanti.al