Sylvinho dëshiron edhe botërorin si kuqezi

Ndeshja ndaj Moldavisë që solli kualifikimin, mbështetja e madhe e tifozëve kuqezi, rrugëtimi drejt “Gjermani 2024”, synimet e së ardhmes dhe rritja e Federatës Shqiptare e Futbollit në aspektin profesional, dhe duke investuar vazhdimisht për një infrastrukturë sa më moderne dhe kushte dinjitoze për të gjithë kuqezinjtë. Si edhe kapitenit Berat Gjimshiti. Trajneri i ekipit Kombëtar, Sylvinho ka folur për të gjitha këto tema në një intervistë për median italiane “Cronache di spogliatoio”. Tekniku kuqezi tha se mbështetja e madhe e tifozëve në këtë edicion ishte fantastike ku tregoi se gjithçka ishte në nivelin e duhur, gjë që sipas tij ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin e futbollit dhe në arritjen e këtyre rezultateve historike për vendin tonë.

Në lidhje me të ardhmen ai shtoi:

“Duhet të mësohemi të luajmë në Europian, duhet të kualifikohemi edhe në Kupën e Botës, pastaj të shkojmë sërish në Europian. Nuk mund të ndalemi me kaq, nuk mund të mendojmë vetëm për kualifikimin në grupet e Europianit. Mund të kualifikohemi dhe të shkojmë në raundin e 1/16-ve e më pas në çerekfinale. Është shumë gjë e mirë, në fakt është e bukur. Por, për mendimin tim ka më shumë rëndësi projekti për të ardhmen. Duhet të rritemi më shumë dhe të mësohemi që të shkojmë sërish në Europian dhe në edicionin e radhës të kualifikohemi në Kupën e Botës”.

 

sfidanti.al